Ahlam Albashir, është vënë në pranga nga autoritetet në Stamboll, si autore e bombës që i mori jetën 6 personave në sheshin Taksim, si edhe la të plagosur 80 të tjerë. Me origjinë nga Siria, Albashir tregoi se ka hyrë në mënyrë ilegale në Turqi ndërsa është trajnuar si oficere speciale e inteligjencës nga PKK, që konsiderohet si organizatë terroriste në shtetin turk. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan e quan sulm terrorist dhe hetimet po vijojnë.
Postime te ngjashme
Add A Comment
