Hekuran Hoxha, njeriu që terrorizoi tre ditë më parë Skraparin, ka dalë sot para gjykatës së Beratit, ku është njohur me masën e sigurisë. Prokurori i çështjes Gentian Abazaj, i kërkoi trupit gjykues të caktojë masën e sigurisë arrest në burg për Hekuran Hoxhën, ndaj të cilit prokuroria ka ngritur akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit” dhe “Prishjes së qetësisë publike”.
Por ndryshe nga sa ka kërkuar prokurori i çështjes, gjykata sot ka vendosur të caktojë masën e “arrestit në shtëpi” për Hekuran Hoxhën, duke urdhëruar që ky person të mbahet nga policia në izolim shtëpiak.
Hekuran Hoxha, konsiderohet si person me probleme mendore. Ai jeton me vëllanë e tij, Hysen Hoxha, në një apartament të Skraparit. Pas zgjidhjes së situatës nga negociatori i repartit special RENEA, policia gjeti një automatik kallashnikov të përbërë nga një karikator me 28 plumba.
