Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka terrorizuar banorët e një lagje në Tiranë, teksa ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Sipas policisë së kryeqytetit, B.B., 39 vjeç, në rrugën “Zydi Herri” pas një konflikti ka kanosur tre persona duke qëlluar në ajër me armë zjarri “pistoletë”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
