Historia e jetës së Princeshës së Uellsit mund të ishte fare mirë skenar për film nga dinamika që ajo ka pasur.
E martuar në moshën 20-vjeçare me Princ Charlesin, martesë nga e cila lindën dy djem William dhe Harry, të cilët Princesha i deshi shumë.
Martesa mes tyre nuk rezultoi e suksesshme dhe u shoqëerua me divorc i cili pati një jehonë shumë të madhe mediatike për kohën.
Vetëm pas ndarjes, ajo arriti të kishte një jetë më të qetë por e gjitha kjo nuk zgjati shumë pasi Princeshë Diana u ndaj nga jeta në një aksident automobilistik në gusht të 1997, në moshën 36-vjeçare.
Por duket sikur dëshirat e fundit të shkruara në testamentin që ajo la pas, u shkelën nga anëtarët e familjes.
Ky testament u shkrua katër vjet para vdekjes së saj dhe u përditsua disa herë si pasojë e divorcit të saj.
Testamenti i Princeshës Diana emëroi disa përfitues, me trashëgimtarët kryesorë, 75 përqind , Princin William dhe Princin Harry. Testamenti përmendi gjithashtu si përfitues 17 fëmijët e saj shpirtëror të 25 përqind të pasurisë. Nëna e Princeshës Diana, Frances Ruth Shand Kydd dhe motra e saj, Elizabeth Sarah Lavinia McCorquodale, ishin ekzekutueset dhe kujdestaret e testamentit.
Gjykata e Lartë e Drejtësisë deklaroi se vlera bruto e pasurisë së saj ishte 21 milion paund dhe me një vendim po të të njëjtës Gjykatë , nëna dhe motra e të ndjerës morën një ‘urdhër kamuflazhi’ për të patur të drejtën e një forme të re rishpërndarje të pasurisë.
U ndryshua mosha kur Princ Harry dhe Princ Williami mund të merrnin trashëgimin nga 25 vjeç në 30 vjeç. 17 fëmijët shpirtëror të Princeshës nuk morën 25 % të pasurisë por vetëm nga një bizhuteri në formë simbolike.
Shumë nga bizhuteritë e saj kanë udhëtuar nëpër botë në formë ekspozite të organizuar nga vëllai i saj, Earl Spencer.