Kryeministri Edi Rama sqaroi edhe njëherë se teste do t’u bëhen vetëm atyre personave që kanë shenja të Koronavirusit, dhe jo të qytetarëve që kanë mundësi ta kenë, ose kanë dyshime, por nuk kanë shenja.
“Teste për qejf nuk bëhen, nëse ke shqetësim po. Është një grip i pazakonshëm, pasi nuk i njohim vaksinën, por shpërndahet si çdo grip tjetër. Unë nuk kam nevojë të shkoj të bëj testin, pse do ta bëj kur nuk ndjej asgjë, por probabiliteti që unë të bëhem transportues rritet nëse jam i pakujdesshëm, nëse nuk ruaj të tjerët”.
