Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Testohet në Rumani sistemi që do të parashikojë tërmetet 4 orë para se të regjistrohen

16:20 / December 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
prishje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Universiteti Politeknik i Bukureshtit në Rumani pritet të testojë një sistem që mund të parashikojë tërmetet, të paktën 4 orë para se ato të regjistrohen.

Sipas “Mediafax” sistemi do të jetë në gjendje të zbulojë nivelin, intensitetin dhe epiqendrën e përafërt të tërmetit dhe do të testohet në rajonin e Vrançës.

I ndërtuar nga kompania izraelite “Ionoterra”, ai është ende në fazën konceptuale, pas testimeve fillestare të zhvilluara në Turqi dhe Greqi, me përqindje të lartë suksesi.

Në fazën e ardhshme sistemi do të testohet në një prej zonave sizmike më aktive të Europës, në Vrançë.

Sipas rektorit të Universitetit politeknik ai do të nisë punën në gjysmën e parë të vitit 2020, kur do të fillojë tu sigurojë autoriteteve informacione mbi tërmetet për të treguar se si funksionon sistemi në praktikë.

Rektori thotë se prova do të realizohet edhe në Kaliforni. “Sipas llogaritjeve të bëra nga Universiteti Politeknik, jemi të bindur se mund të kemi informacione ekstremisht të besueshme minimalisht 4 orë para. E përsëris, minimalisht 4 orë, pasi maksimumi mund të jetë edhe më tepër”, tha Minea Costoiu, Rektor i Universitetit Politeknik të Rumanisë.

Kompania izraelite “Ionoterra”, e cila ndërtoi sistemin dhe e prezantoi atë zyrtarisht në Rumani ditën e premte, pretendon se paralajmërimet për tërmet mund të lëshohen 8 orë para se ai të ndodhë. Testet paraprake u zhvilluan në Greqinë lindore dhe Truqinë perëndimore, duke përdorur një sistem minimal parashikimi, dhe me një nivel suksesi prej 90%.

Nga 75 paralajmërime për tërmet që u lëshuan, 68 u konfirmuan nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Europiane me një magnitudë mesatare prej 2,58 i shkallës Rihter. Duke konsideruar këto rezultate, “Ionoterra” vlerëson një saktësi prej mbi 97% parashikime, duke përdorur sistemin e plotë të monitorimit për tërmete mbi 4,5 të shkallës Rihter.

rumani termet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.