Të paktën tetë persona kanë vdekur si pasojë e motit të ftohtë në Shtetet e Bashkuara. Temperaturat kanë rënë deri në -30 gradë celsius në Çikago, dhe deri në -37 gradë celsius në Dakotën Veriore. Temperaturat e ftofta pritet të vazhdojnë të prekin më shumë se 250 milionë amerikanë, derisa rreth 90 milionë prej tyre do të përballen me temperatura -17 gradë celsius ose edhe më pak. Shtetet Viskonsin, Miçigan, Ilionis, Alabama dhe Misisipi kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të motit.
Postime te ngjashme
Add A Comment
