Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tetë qarqe të vendit e kanë mbyllur betejën me valën e pandemisë; Lufta përqendrohet në Tiranë, Durrës dhe Shkodër

17:05 / May 7, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SPITALI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Akademia e Shkencave ka publikuar disa të dhëna në lidhje me përhapjen e koronavirusit në vendin tonë dhe në disa vende të tjera të Ballkanit.Më konkretisht të dhënat janë:

Tetë qarqe të vendit e kanë mbyllur betejën me valën e pandemisë; në tre qarqe të tjera përqendrohet lufta për mbylljen e saj: Tirana, Durrësi dhe Shkodra

Kosova – shteti me trendin më pozitiv zbritës në rajon gjatë ditës së djeshme

“Kërcim” i ndjeshëm pozitiv në treguesin e rritjes së numrit të të shëruarve në Itali: mbi 8 mijë të shëruar brenda ditës

Trendi europian dhe ai botëror pati një shmangie relative në drejtim përkeqësues për numrin e të sëmurëve në ditë

Një bllok vendesh të Lindjes: Bullgaria, Moldavia, Ukraina e Bjellorusia, ende me një rritje ditore problematike, mbi 2-4 për qind; Rusia me 6.7 për qind

(Relacion i E-group-it ndërdisiplinar “Në ndjekje të pandemisë” të Akademisë së Shkencave për gjendjen e pandemisë, dukuritë kryesore, prirjet dhe pritshmëritë në shkallë botërore, europiane, rajonale dhe në Shqipëri)

1. Sfida me pandeminë në vendin tonë është konturuar qartë në tre qarqe: Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Në këto tre qarqe rezultojnë sot 189 të sëmurë aktivë, nga 206 në tërë Shqipërinë.Tetë qarqe janë tashmë të çliruar, dhe i nënti, qarku i Lezhës, me 86 për qind të të sëmurëve gjithsej tashmë të shëruar, është fare pranë.

2. Edhe humbjet në jetët njerëzore kanë qenë kryesisht në këto tre qarqe, ku numri i të ndarëve nga jeta për shkak të pandemisë është gjegjesisht 18 në Tiranë, 6 në Durrës dhe 2 në Shkodër. Në Fier numri i jetëve të humbura është 3, ndërsa Vlora e Kukësi kanë regjistruar nga një humbje jetë. Në qarqet e tjera nuk ka pasur asnjë humbje. Ritmi i rritjes ditore të të sëmurëve në nivelin 1.2 për qind në Tiranë e në shkallë vendi flet për një trend pozitiv. Ky tregues, tashmë nën 3 për qind edhe në Krujë, tregon për frenimin e kësaj vatre dhe futjen e saj në fazën e uljes së sëmundshmërisë.

3. Në rajon Kosova ka shenjuar trendin më të mirë zbritës ditën e djeshme, duke e çuar numrin e të shëruarve kundrejt numrit të të sëmurëve gjithsej në 61.8 për qind, nga 58 për qind një ditë më parë. Vendet e tjera ballkanike vazhduan të njëjtat prirje të mëparshme, me rritje në shkallë të ulët të të prekurve të rinj.

4. Ndër vendet europiane gjendja e pandemisë në Itali dje rezultoi me një “kërcim” të ndjeshëm në treguesin e rritjes së numrit të të shëruarve, duke regjistruar mbi 8 mijë të tillë brenda ditës. Në tërësi trendi europian ka pasur një rritje në drejtim përkeqësues, nga 1.6 një ditë më parë në 2 për qind dje, gjendje kjo e ndikuar nga një rritje që rezultoi në Francë dhe në Britaninë e Madhe. E njëjta gjë është vërtetuar edhe në nivel botëror. Indeksi i shtimit të të sëmurëve në ditë dje në shkallë globale ishte 2.56 për qind, nga 2.23 një ditë më parë. Ky ndryshim erdhi edhe për shkak të një “kërcimi” rritës të dëshmuar në Brazil.

5. Në tërësi vendet europiane dje kanë shenjuar rritje minimale, nën 1 për qind, të numrit të të sëmurëve ditorë. Kësaj prirjeje pozitive iu bashkuan edhe Hollanda e Belgjika, ndërsa Polonia, Rumania e Hungaria tashmë kanë një rritje ditore nën 2 për qind. Vetëm një bllok vendesh të Lindjes: Bullgaria, Moldavia, Ukraina e Bjellorusia, mbeten ende tek një rritje rreth 4 për qind. Rusia sërish regjistron një shtim në përqindje të lartë: dje ky tregues ishte 6.7 për qind.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BE miraton 6.1 miliardë euro për Ukrainën, në fokus mbrojtja ajrore, raketat dhe municionet

09:52 / August 24, 2026

Dita e dytë e analizës në Pogradec/  Sot “testohen” ministrat, Rama kërkon llogari për çdo dikaster

09:48 / August 24, 2026

Fluks i madh në Kakavijë, emigrantët nisin kthimin në Greqi, radhë të gjata në pikën kufitare

09:44 / August 24, 2026

Atentati në Dukagjin/ Babë e bir u zunë në pritë, mbi 50 plumba u zbrazën drejt tyre. Dyshohet për dy autorë

09:40 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.