Ermela është fituesja e Big Brother 4, tetë vite më parë por që pas fitores zgjodhi të mbante një profil të ulët, dhe pse krijoi mjaft gjurulldi gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi.
E ftuar në “Ftesë në 5″në Top Channel, Ermela tregoi se daljen nga Bigu nuk e kishte përjetuar mirë.
“E kam përjetuar shumë keq daljen pas Bigut saqë mu desh të rikuperohesha për të gjetur vetveten ose balancat e brendshme të vetes time. Ishte një proçes shumë i çuditshëm që unë nuk e prisja, isha shumë e mërzitur me veten sepse nuk prisja këtë, por jemi njerëz, ja që ndodh edhe kështu. Gjatë gjithë kësaj kohe kam qenë në kërkim të vetes dhe rikuperim të vetes. Brenda ndihesha bosh, nuk e di pse ndodhi kështu”, u shpreh Ermela.

