Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Tetori, afati i fundit për llogaritë bankare – Kategoritë e bizneseve që e kanë të detyrueshme dhe penalitetet

09:37 / September 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
llogari paga bilanc 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjithë tatimpaguesit persona fizikë/juridikë, përfshirë edhe organizatat jofitimprurëse, kanë edhe 1 muaj afat për të hapur llogari bankare biznesi, në të kundërt do të përballen me gjoba.  Ligji përcakton se afati përfundimtar është 26 Tetori, ndërkohë sipas tatimeve, subjekte që kanë këtë detyrim janë: tatimpaguesit persona fizikë tregtarë, të regjistruar për tatimin mbi vlerën e shtuar; tatimpaguesit persona juridikë, pavarësisht nga qarkullimi që realizojnë; organizatat jofitimprurëse të regjistruara në organin tatimor. Përpos hapjes së llogarive, subjektet janë të detyruara ti deklarojnë në administratën tatimore.

Tatimet bëjnë me dije se prej datës 15 Tetor këto të dhëna do të mund t’i dorëzojnë, duke i plotësuar në llogarinë tuaj të deklarimit elektronik në E-filing. Tatimpaguesit e rinj  janë të detyruar të hapin llogarinë bankare të biznesit/organizatës jo më vonë se 20 ditë kalendarike nga e nesërmja e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe ta deklarojnë atë në të njëjtën mënyrë në Administratën Tatimore.

Ndërkaq,  përjashtohen nga detyrimi për të hapur dhe deklaruar të dhënat e llogarisë bankare në Administratën Tatimore, vetëm personat fizikë tregtarë, aktualisht të regjistruar, të cilët nuk janë të regjistruar për tatimin mbi vlerën e shtuar. Në rast se këto subjekte, regjistrohen për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në një moment të dytë, atëherë kanë detyrimin të hapin dhe deklarojnë llogarinë bankare në Administratën Tatimore. Gjobat në rast të mospërmbushjes së afateve, variojnë nga 50 deri në 100 mijë lekë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.