Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Teuta mësohet me barazimet, merr 1 pikë ndaj Tiranës në kryeqytet

20:20 / February 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teuta mori barazimin e 3-të radhazi dhe i 4-tin në 5 ndeshjet e fundit ndaj Tiranës. Skuadra e Bledi Shkëmbit u ndal në kryeqytet nga Tirana 1-1. Pika e marrë bën që durrsakët, të humbasin akoma më shumë terren në garën për titull. Në “Selman Stërmasi”, sfida nisi në mënyrë të shkëlqyer për Teutën që zhbllokoi shifrat pa u mbushur ende 2 minuta lojë. Progni shfrytëzoi krosimin perfekt të Frashërit për të mposhtur Abibin dhe për tu dhënë avantazhin “Djemve të detit”, megjithatë me kalimin e minutave loja e skuadrës së Shkëmbit ra ndjeshëm dhe në sulmin e durrsakëve u ndje mungesa e një bomberi pasi Busic mungonte në këtë sfidë ndërsa Latif është jashtë forme dhe e nisi ndeshjen nga stoli.

Pas 30 minutave të para Tirana filloi të lëvizte më shumë duke e hedhur vështirimin nga porta e Hidit. Në të 38-ën pas një aksioni model të bardhebluve, Halili dhe Ngoo kombinuan shumë mirë mes tyre brenda zone me sulmuesin anglez që arriti të barazonte shifrat me një goditje fluturimthi. Tirana vazhdoi të ishte në kërkim të golit të avantazhit por nuk kishte rrezikshmërinë e duhur para portës ndërkohë që Teuta në pjesën e dytë nuk bëri asgjë për ta fituar këtë sfidë. Përfundoi gjithçka 1-1 me skuadrën e Memës që mori një tjetër rezultat pozitiv që e mban disi të distancuar nga fundi i renditjes edhe pse gjithçka do të varet nga rezultatet që do të regjistrojnë Luftëtari dhe Kamza në sfidat e tyre këtë fundjavë.

superiore tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

”Daily Mail”: Tirana një nga destinacionet më të lira për pushime në Evropë

10:18 / May 25, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.