Ledjana dhe Mevlani ishin një nga çiftet më të dashura për publikun, gjatë kohës së “Për’puthen”. Ndonëse dolën bashkë nga emisioni, ata u ndanë përfundimisht pak javë më pas dhe nuk i kursyen “thumbat” mes tyre. Edhe pse u përfol se janë ribashkuar diçka e tillë nuk ndodhi.
Së fundmi, në një “mini-intervistë” virtuale, një prej ndjekësve e pyeti Ledjanën nëse mendon për atë personin, dhe me siguri po i referohej Mevlanit. Ish-konkurrentja, ndërkohë, i është përgjigjur, duke treguar se është gjithë ditën aktive me punë dhe nuk ka kohë të mendojë për askënd.
Megjithatë, veprimi i saj i fundit, i ka çuditur të gjithë. Në një video në TikTok, një ndjekëse i shkruan: “Po të mosh kishte qenë fake Mevlani, do ishit çifti më i bukur”, koment që Ledjana nuk e ka lënë pa përgjigje. “Asnjëri nuk ish fake”, shkruan ajo, duke e “mbrojtur” Mevlanin, pa asnjë hezitim.
Ndërkohë, ish-konkurrenti ka treguar se është penduar për zgjedhjet që ka bërë në program. Zgjedhja e tij ishte Ledjana, ndaj duket se ai ka ndryshuar mendje pas daljes nga programi, duke shuar kështu edhe një herë “shpresën” e ndjekësve, për një ribashkim të mundshëm.