Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Thaçi: Albin Kurti duhet të vijë të marrë mandatin, e ka gati dokumentin e nënshkruar

13:33 / January 18, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1579347340 thacikurtibirne15783300931601280x720600x360
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se e ka nënshkruar vendimin për t’ia dhënë mandatin e formimit të qeverisë Albin Kurtit dhe se lideri i Vetëvendosjes posa të jetë gati, mund të shkojë në Presidencë për ta marrë dekretin. “Kosova nuk do të jetë edhe për shumë kohë e bllokuar. Unë do t’i shikojë të gjitha mundësitë dhe variacionet politike që kanë partitë për respektimin e vullnetit qytetarë. Të gjithë qytetarët që kanë votuar duhet t’i respektojmë dhe unë vazhdoj të besoj fuqishëm që do të vazhdojmë t’i përmbushim detyrat që kemi. Për hir të korrektësisë, unë i kam dërguar disa ftesa Kurtit. Takimi në zyrën time ka qenë një takim i vullnetit të mirë por në të njëjtën kohë dua të shpresoj dhe e ftoj përsëri kreun e VV të vijë të marr vendimin që unë kam nënshkruar, nomimimin e Albin Kurti është nominuar për kryeministër. Mandati është në tavolinën time”, ka thënë presidenti Thaçi.

Thaçi tha gjithashtu se vullneti për të lëvizur më shpejtë është më i madh se për të mbajtur peng votën e popullit. “Nëse Kurti nuk e pranon dhe nuk është i gatshëm ta marrë vendimin për të qeverisur, atëherë mund ta refuzojë”- shtoi Thaçi duke shtuar se ai do të shterrojë të gjitha mundësitë për krijimin e institucioneve. Dy ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje publikoi letren e liderit të saj Albin Kurtit në adresë të kreut të LDK-së, Isa Mustafa. Në letër Kurti i bënte thirrje Mustafës, të hiqte dorë nga largimi i Konjufcës nga kreu i Kuvendit dhe e ftoi të rikthehet në tryezën e bisedimeve.

Në letër gjithashtu shprehej keqardhja për ndërprerjen e takimeve mes LDK dhe LVV. Kanë kaluar mbi 100 ditë prej ditës së zgjedhjeve dhe dy partitë fituese, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat kishin trumbetuar një koalicion të përbashkët e të emëruar nga vetë ata si “koalicioni i shpresës”, nuk po tregojnë se mund të ketë shpresë për këtë koalicion. Lëvizja Vetëvendosje ka lëshuar një ofertë drejtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës ku parashihet rritja e numrit të ministrive nga 12 në 14 – ku një do t’i takonte LDK-së dhe një tjetër do t’u shkonte minoriteteve.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka refuzuar ofertën e LVV duke e quajtur tallje. Në anën tjetër, Vetëvendosja është shprehur se Glauk Konjufca do të jetë kryetar i Kuvendit dhe kjo nuk mund të ndryshohet. Më herët kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se brenda kësaj jave do t’i jepet fund epilogut nga organet e LDK-së marrëveshjes për koalicion dhe se nuk do të heqin dorë nga një pushtet reciprok. Ai tha se do të përpiqen që takimi i radhës të jetë i fundit.

Kosove kurti thaci tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.