Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Thaçi është i pafajshëm”, mbrojtja e ish presidentit: Rusia po ndikon në proces

15:29 / August 14, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hashim thaci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, ka kërkuar nga trupi gjykues në Hagë që të lëshojë një njoftim sipas të cilit hetimet në lidhje me çështjen e trafikimit të organeve kanë përfunduar dhe se klienti i tij është i pafajshëm.

Avokati amerikan ka përmendur disa artikuj të botuar gjatë ditëve të fundit në media evropiane, ku zyrtarë të Qeverisë në Rusi kanë pretenduar se udhëheqësit e UÇK-së janë të përfshirë në trafikim organesh.

“Nëse hetimi që ka të bëjë me trafikimin e organeve ka përfunduar, duhet që dikush në këtë godinë ta thotë këtë gjë, pra që nuk ka asgjë nga akuzat e ngritura kundër të akuzuarve të cilat i lidhin të akuzuarit me trafikimin e organeve. Nuk e di nëse rusët po përpiqen të ndikojnë këtë trup gjykues por pavarësisht qëllimeve të tyre, ata në mënyrë të vazhdueshme vazhdojnë të përpiqen që të thonë që zotërinjtë të cilët janë të akuzuar në këtë çështje gjyqësore janë të përfshirë në akuza për trafikimin e organeve, gjë e cila pa diskutim që nuk është e vërtetë.”

Avokati i Thaçit ka ngritur edhe një çështje tjetër, që sipas tij është shumë shqetësuese. Ai ka përmendur deklaratat që një shqiptar në Gjermani ka dhënë për mediat në Kosovë, duke thënë se i ishte kërkuar që të gjejë katër dëshmitarë katolik për të dëshmuar kundër Thaçit.

Dikush tha se ju kërkuan katër dëshmitarë kundër Thaçit, kjo është ndërhyrje në procesin e drejtësisë. Dua ta ngre këtë çështje dhe tua bëjë këtë me dije dhe për të qenë i sinqertë nuk kam asnjë vend tjetër kur të drejtoj këtë shqetësim, përveç trupi gjykues.”

Lidhur me shqetësimet e mbrojtjes së Thaçit ka reaguar prokuroi Matt Halling.

“Kjo është një çështje e cila nuk është diskutuar me ne, asnjë prej çështjeve që u ngrit nga ju nuk ka të bëjë me dëshmitarin i cili do të vijë për të dëshmuar në sallën e gjyqit, kështu që ju kërkojmë që mbrojtja e zotit Thaçi t’i parashtrojë me shkrim këto shqetësime.”

Pas kësaj, avokati i Thaçit tha se parashtrimet do t’i dorëzojë edhe me shkrim, ndërsa ka theksuar se duhet të jepen shpjegime nëse dikush i ka kërkuar katër dëshmitarë kundër ish-presidentit.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse, ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime lufte. Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

thaci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.