Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Thaçi garanton SHBA-në: Kosova gjithnjë e angazhuar për dialog

20:44 / January 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
thav
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, informoi se ka biseduar të enjten me Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, të cilit, ia rikonfirmoi gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar në arkitekturën evropiane të paqes.

Thaçi, përmes një postimi në Twitter, tha se ka siguruar Boltonin se Kosova do ta bëjë këtë “duke u angazhuar 100% në dialogun për marrëveshje gjithëpërfshirëse (v.j. me Serbinë), me synim integrimin e plotë të republikës sonë në NATO, BE dhe OKB, si partnere përgjegjëse”.

Thaçi tha se ka biseduar edhe me ndihmëssekretarin në largim të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Ëess Mitchell.

“Kosova është e unifikuar dhe plotësisht e vetëdijshme për mundësinë historike për të arritur marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme, që do të mundësojë përparim në pajtimin me Serbinë dhe në rrugën tonë për t’iu bashkuar familjes euroatlantike të kombeve”, shkroi Thaçi në Tëitter qëndrimin që i ka shprehur Mitchellit.

Ditëve të fundit, SHBA i ka përsëritur disa herë thirrjet që Kosova të heqë taksën që u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, në mënyrë që t’i jepet mundësi vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Por, me gjithë kërkesat e SHBA-së, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka marrë ndonjë vendim për pezullim të tarifës.

Qëndrimi i tij thuhet se po lëkund edhe koalicionin qeverisës në Kosovë, marrë parasysh faktin që Partia Demokratike e Kosovës dhe udhëheqësi i saj, Kadri Veseli, janë pajtuar për pezullimin e tarifës.

Veseli tha të enjten se është e rëndësishme të ruhet partneriteti me SHBA-në.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk do të vazhdojë dialogun për normalizim marrëdhëniesh me Kosovën, derisa tarifa doganore të mbetet në fuqi.

Dialog thaci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.