Sot ne mediat Kosovare është publikuar letra që presidenti Hashim Thaçi, i ktheu në fillim të muajit shefit të shtëpisë së Bardhë Donald Trump. Thaçi ka garantuar presidentin amerikan se është i gatshëm dhe i vullnetshëm që të bëjë kompromiset e nevojshme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të balancuar, e cila do t’i përfshinte të gjitha çështjet e hapura dhe do i jepte fund konfliktit shekullor me Serbinë.
Presidenti Thaçi gjithashtu është zotuar se ai do ta kryej pjesën e tij të punës dhe do të apelojë tek qytetarët që të ndjekin thirrjen e bërë nga presidenti Trump në letrën e dhjetorit që “të flasin me një zë gjatë bisedimeve për paqe dhe të përmbahen nga veprimet që do të bënin një marreveshje më të vështirë të arritshme”.