Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Thaçi: Iki nga politika po nuk ndryshoi sistemi zgjedhor

10:26 / June 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Hashim Thaci 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci ka dhënë edhe parashikimin për ta ardhmen e tij politike për mundësinë nëse do të kandidojë përsëri për president.

“Nëse ndodhin ndryshime kushtetuese dhe mandati i ardhshëm i presidentit vendoset nga vota e drejtpërdrejtë e qytetarëve do të rikandidojë dhe jam i bindur se do të fitojë, ndërsa nëse mbetet sistemi i njëjtë, nuk do t’i lejojë vetes për shkak të parimeve dhe etikës të jem pjesë e ndonjë kalkulimi apo rizgjedhjeje të kulvareve politike të Prishtinës”.

“Pra nëse mbahen zgjedhjet presidenciale me votë të drejtpërdrejtë nga populli do të kandidoj dhe të zgjedhem edhe një mandat, nëse jo, do t’i them lamtumirë politikës përgjithmonë”, tha ndër të tjera Hashim Thaçi.

Ai ka deklaruar se shqetësimi i tij më i vogël është se si do ta përfundojë karrierën e tij politike.

“Në parti nuk do të kthehem. As në Partinë Demokratike e as në ndonjë parti tjetër. Nuk do të kthehem në parlament si deputet. Nuk pretendoj për të rikandiduar për kryeministër apo për të udhëhequr ndonjë mandat të Qeverisë së Kosovës”.

Ai është lavdëruar për mënyrat se si është zgjedhur kryeministër, duke kritikuar kryeministrat tjerë të pasluftës.

“Mendoj se kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës gjatë periudhës së luftës edhe pas, por edhe me dy mandate legjitime prej qytetarëve të Kosovës jam i vetmi kryeministër i Kosovës që kam udhëhequr me mandat të plotë të fituar nga qytetarët. Gjithë të tjerët kanë qenë të emëruar apo në kombinatorika të ndryshme politike”.

Thaçi ka thënë se i është mirënjohës spektrit politikë që e ka votuar për President të Kosovës dhe se ai do të vazhdojë të jetë faktor unifikues pa dallime.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çfarë e pret Serbinë tani pas rënies së Vuçiçit?

22:03 / October 26, 2026

Messi nuk merr pjesë në ceremoninë e Topit të Artë

21:40 / October 26, 2026

Dosja Epstein trondit sërish SHBA-në, demokratët kërkojnë hetim të posaçëm për Trump, dëshmia e ish-modeles zvicerane

20:39 / October 26, 2026

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

10:58 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.