Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Thaçi porosit serbët: Kush braktis Policinë, s’kthehet më aty

22:15 / April 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Thaçi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i porositi pjesëtarët serbë që punojnë në Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë, që në rast se i braktisin këto institucione, më nuk do të kthehen aty.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Thaçi tha se të shtunën do të kalojë afati kur autoritetet e Beogradit kanë paralajmëruar se do të nxisin segmente të caktuara të pjesëtarëve të komunitetit serb për të marrë vendim nëse do të largohen apo do të qëndrojnë në institucionet e Republikës së Kosovës.

“Nëse pjesëtarët e cilitdo komunitet largohen nga institucionet, konkretisht nga Policia dhe mekanizmat e tjerë të sigurisë, të gjithë atyre ua rikonfirmoj edhe sot se do të respektohet kushtetutshmëria dhe ligjshmëria për të gjithë. Është në vullnetin individual të secilit që të vendosë nëse do të qëndrojë apo të largohet, por një gjë është e qartë: nuk lejojmë vakuum dhe çdokush që largohet më nuk do të kthehet. Vendet e tyre do të plotësohen menjëherë me pjesëtarë tjerë të të gjitha komuniteteve”, shkroi Thaçi në Facebook.

Ai shtoi se Serbia duhet t’i ndalë “interferimet dhe veprimet armiqësore në punën e institucioneve të Kosovës”, ndërsa ftoi bashkësinë ndërkombëtare që të jetë më e vëmendshme për këtë çështje.

Braktis policine SERBET thaci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.