Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Thaçi: Serbia duhet të japë llogari për krimet e kryera në Kosovë

22:25 / March 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
krimett
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Forcat serbe kanë kryer gjenocid në Kosovë dhe krimet e tyre ndaj popullatës civile nuk do të harrohen kurrë, tha presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Këto komente, ai i bëri në tubimin përkujtimor për martirët e Krushës së Vogël që ndodhet në komunën e Prizrenit.

Thaçi tha se kryesit e këtyre veprave të spastrimit etnik dhe gjenocidit, do të japin llogari para drejtësisë dhe se do të shtohen përpjekjet për zbardhjen e fatit të të pagjeturve nga lufta në Kosovë.

krimetkos

“Shumë prej jush këtu i keni humbur më të dashurit tuaj para 20 vitesh ne nuk do harrojmë asnjëherë krimet e bëra nga Serbia herët a vonë kryerësit e këtyre krimeve do japin përgjegjësi. Të gjitha institucionet e vendit do jenë të angazhuara të zbardhin fatin e të pagjeturve”, tha Thaçi.

Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fjalimit para familjarëve të të vrarëve në Krushë të vogël, u zotua se “beteja për të sjellë kryesit e këtyre krimeve para drejtësisë dhe zbardhja e fatit të të pagjeturve, nuk do të ndalet kurrë”.

kriminelet1

“Secili martir i kësaj toke, ka dhe një ekzekutor, që duhet të dënohet për këto krime çnjerëzore. Përgjigja më e mirë, atyre që deshën ta zhdukin një popull të tërë, është ringjallja, për të cilën fëmijët e Kosovës janë dëshmia më e fuqishme se ne kurdoherë gjejmë forcën për të shikuar kah e ardhmja”, tha Haradinaj.

Gjatë sulmit të forcave serbe në Krushë të Vogël, më 25, 26 dhe 27 Mars të vitit 1999, kishte ndodhur masakra më e madhe gjatë luftës në Kosovë, ku mbetën të vrarë 113 civilë.

kriiiimmme

Përveç numrit të madh të të vrarëve, të zhdukur mbesin ende mbi 1600 persona nga tërë Kosova, për fatin e të cilëve nuk dihet gjë.

Kosove krimet llogari SERBET thaci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.