Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Thaçi tregon si i bëri bashkë Ramën e Haradinajn dhe çfarë diskutuan

21:37 / February 25, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për herë të parë për darkën në shtëpinë e tij të re, që u bë e famshme përmes një fotoje që doli në qarkullim mbrëmjen vonë të 3 Shkurtit. Bëhet fjalë për darkën, ku mes gjithë lidereve politik të Kosovës ishte dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Duke folur në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” në Report TV, Thaçi ka treguar se mes Ramës dhe Haradinajt në atë darkë nuk pati debate, madje sipas tij, kanë kimi me njëri-tjetrin. “Unë nuk kam parë ndonjë tension apo ndonjë ballafaqim mes kryeministrit të Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë, madje mund të them se ka pasur një kimi që u ka funksionuar shkëlqyeshëm në atë takim”, theksoi Thaçi.

I pyetur nëse ai i kërkoi Ramës që të vinte në Kosovë për atë takim, Thaci u përgjigj: “Jo, jo. Pasi ishim dakordësuar edhe me kryeministrin e Kosovës, me kryeparlamentarin Veseli dhe me z. Limaj dhe z. Pacolli, kemi biseduar edhe me z. Rama dhe jemi dakordësuar që të takohemi në një ambient privat, kështu që unë kam qenë si mikpritës i nderuar. Ka qenë një ndenje e dinjitetshme, mirëkuptuese dhe në një frymë shumë tolerante, në diskutimin e të gjitha çështjeve që kanë qenë të arsyeshme në rrafshin edhe privat, edhe personal, por edhe politik e institucional. Kështu që është diskutuar vetëm në rrafshin pozitiv për të gjitha çështjet dhe në asnjë rrethanë as ballafaques dhe as negativ për askënd”.

Tensionet e shpallura publikisht mes Haradinajt si me ju, ashtu edhe me kryeministrin Rama u tejkaluan në këtë ndenje, ishte pyetja tjetër. Presidenti i Kosovës u shpreh se: “Unë nuk kam parë ndonjë tension apo ndonjë ballafaqim mes kryeministrit të Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë, madje mund të them se ka pasur një kimi që u ka funksionuar shkëlqyeshëm në atë takim, në atë bisedë sepse unë kam qenë si nikoqir shumë i heshtur dhe mendoj se hapat që janë ndërmarrë prej të dyja qeverive në takimet e fundit, janë hapa konkrete të një bashkëpunimi që po jep frytet e veta konkrete. Mendoj që tani ai komunikim është i zakonshëm, i rregullt në nivel kryeministror, por edhe me bartësit e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës. Kryeminisri Rama ishte edhe në ceremoninë e 11-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Është pritur me respektin më të lartë institucional edhe në pjesëmarrjen e tij në Kuvendin e Kosovës, edhe në ceremoninë e parakalimit të Ushtrisë së Kosovës. Prandaj ishte një mesazh i mirë, ashtu sikurse do të ishim të mirëpritur të gjithë njerëzit që do të vinin, bartësit e institucioneve apo edhe liderët politikë të opozitës, siç kanë qenë edhe vitin e kaluar. Të gjithë janë kontribuues për lirinë e Kosovës, të gjithë janë gëzuar për Pavarësinë e Kosovës dhe të gjithë njerëzit në Shqipëri, me siguri, e duan Kosovën”.

haradinaj Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.