TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Berisha flet si kryetar i PD-së nga selia blu: U krye mrekullia e 8 shqiptare në shekullin e XXI

23:19 / May 22, 2022

“Më thanë se vajza ka vetëm 1 javë jetë”- Përlotet Monika Kryemadhi dhe rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj 

22:18 / May 22, 2022

Kërcet pistoleta, sulmohet këngëtari i njohur shqiptar

21:59 / May 22, 2022

Balluku: Tuneli i Llogarasë, gati para afatit

21:53 / May 22, 2022

Anëtarët e një familje u përfshinë në aksident, zbardhen emrat e personave të plagosur dhe viktimës së moshuar

21:44 / May 22, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Zgjedhja e Editorit

“Thash e them” apo “Thash e thua”!

14:31 / May 2, 20174 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në të dyja këto lloje komunikimi, përfshihen veprimet, levizjet, ngjyrimi dhe tonaliteti I zërit si elementë të qenies njerëzore, të cilët marrin pjesë në përçimin e mesazhit. Qëlllimi I dhënies dhe I marrjes së saktë të informacionit në komunikim kërkon shpesh që mesazhi të transmetohet jo vetëm me fjalë por edhe me vënien në punë të të gjithë elementëve të qenies njerëzore.

Vënia në punë e tyre perbën atë që quhet “menyrë e komunikimit”.  Janë pikërisht këta elementë, të cilët, e kalojnë informacionin nga komunikim me vetveten në komunikim me një të dytë, të tretë, apo më shumë. Një komunikim nga “thash e them” kalon në një komunikim të llojit “thash e thua” ku elementet e qënies njërëzore nuk janë më në vetën e parë njëjës, por I përkasin dy apo më shumë bashëbiseduesish.

Sigurisht që ndërmjet këtyre dy proceseve të komunikimit ka një dallim thelbësor. Analiza që I bëjmë veprimit apo fjalës që përcojmë tek të tjerët është pikërisht komunikimi me vetveten ku një rol të rëndësishëm luan edhe ndërgjegjia. Por ky është vetëm konotacioni parësor  I llojit të komunikimit “thash e them”, ose e thënë ndryshe: komunikimi me ndërgjegjien time. Komunikimi me ndërgjegjien time është  më I thjeshti në botë, pasi në këtë rast nuk ka nevojë për fjalë dhe fjali “bombastike” për të krijuar një imazh sa më të përsosur me bashkëbiseduesin. Është pikërisht rasti kur veprime apo sjellje të “vogla” individuale pasqyrojnë botën dhe vetëdijen tonë ose momenti kur truri hyn në analiza të pavetëdijshme për të korrektuar ose jo mënyrën e komunikimit individual.

Konotacioni dytësor I llojit të komunikimit “thash e them” është për hir të së vërtetës vetë komunikimi “thash e thua” ku tjetri përfshihet në lojën për t’I dhënë kuptim dhe plotësim qëllimit të mesazhit që duam të përçojmë dhe kuptojmë.

Mënyra se si e pasqyrojmë vetveten para ndërgjegjies sonë është totalisht e ndryshme nga mënyra se si zgjedhim ta pasqyrojmë atë para një të dyti, të treti apo më shumë feedbacku I mesazhit të përcjellë prej meje po për veten time, është totalisht në varësinë time. Jam unë personi që përgatis mesazhin dhe që e “gëlltis” atë të parapërgatitur nga unë. Në rastin kur feedback –u pritet nga dikush tjetër që nuk jam unë, atëherë ankthi për përçimin e saktë të mesazhit nuk mund të jetë I njëjtë. Edhe në këtë rast, mesazhi është në varësinë time, por gjithnjë I mirëgatuar për t’u kuptuar sa më saktë nga bashkëbiseduesi, I cili mund të jetë I ngjashëm apo I ndryshëm nga unë, por që në fund të fundit ka të njëjtin interes me mua në bashkëbisedim. Ky interes I përbashkët është “thash e thua” dhe jo më “thash e them”.

Me pak fjalë, qenka e vështirë që në konotacionin parësor të  ‘thash e them-it”  të dalësh nga vorbulla për të kuptuar se ku qëndron dallimi. Elementët e qënies njërëzore që përdoren për të komunikuar mesazhin kanë ngjyresa dallueshëm të ndryshme. “Thash e them” si me konotacionin parësor (komunikimi me vetveten)  si edhe me atë dytësorin më metaforik, ( të shpifesh dhe sajosh për tjetrin) kërkon fjalë me intonacion gati të pazëshëm. Në rastin e komunikimit “thash e them” mesazhi thuhet më së shumti nën zë me vetveten ose me bashkëbiseduesin që përzgjedh  ta komunikosh. Në fakt termi I duhur për konotacionin dytësor të “thash e them” është komunikimi “thash e thua”.

Ky lloj komunikimi niset nga vetja për të përfunduar po përsëri tek aty duke e përfshirë tjetrin me qëllimin e vetëm që mesazhi të marrë kuptimin dhe plotësimin që duam. Përzgjidhet për t’u krijuar apo sajuar po në shërbim të vetvetes dhe tjetrit që ka të njëjtin interes me ne. Pse duhet të quhet “thash e them” dhe jo “thash e thua”, kur nuk jam vetëm unë dhe ndërgjegjia ime në këtë proces, por dhe një I dytë apo I tretë si bashkëautor? Në fund të fundit, qënia njerëzore nuk grindet me veten për : e thash une apo e thash unë. Dilema e krijimit të konfliktit nis nga: e thash une apo e the ti! /mapo.al

Nga: Holta Heba

Holta Heba
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

“Nomadët digjitalë”, të punosh pa lëvizur nga shtëpia, trendi që tashmë ka mbërritur dhe në Shqipëri

10:14 / December 26, 2021

‘Po të ishim të vaksinuar do të ishim me kalamajtë’, Rama publikon apelin e pacientëve me Covid nga spitali

14:26 / December 4, 2021

Historiania Nevila Nika rindez debatet për figurën e Enver Hoxhës: Nuk duhet të shihet bardhezi kontributi i tij

11:09 / December 2, 2021

Banorët e Matit: Investimet e ëndërruara prej 30 vitesh po ndryshojnë jetën e qytetarëve

20:20 / November 15, 2021
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Berisha flet si kryetar i PD-së nga selia blu: U krye mrekullia e 8 shqiptare në shekullin e XXI

23:19 / May 22, 2022

“Më thanë se vajza ka vetëm 1 javë jetë”- Përlotet Monika Kryemadhi dhe rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj 

22:18 / May 22, 2022

Aksidenti në aksin Lezhë-Shkodër/ E reja humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë pasagjeri 73-vjeçar 

21:05 / May 22, 2022

Gjendet i pajetë në hotel një burrë

20:43 / May 22, 2022
Te fundit

Berisha flet si kryetar i PD-së nga selia blu: U krye mrekullia e 8 shqiptare në shekullin e XXI

23:19 / May 22, 2022

“Më thanë se vajza ka vetëm 1 javë jetë”- Përlotet Monika Kryemadhi dhe rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj 

22:18 / May 22, 2022

Kërcet pistoleta, sulmohet këngëtari i njohur shqiptar

21:59 / May 22, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.