Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Thatësira dhe zjarret godasin ullishtet e Europës, fermerët japin alarmin: Do kemi më pak prodhim, çmimi i vajit të ullirit do të rritet

13:45 / August 4, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zjarret be
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Valët e të nxehtit, thatësira dhe zjarret që kanë përfshirë një pjesë të madhe të Europës po godasin rëndë bujqësinë, ndërsa fermerët paralajmërojnë se kjo do të sjellë më pak prodhim dhe çmime më të larta për disa produkte ushqimore. Mes tyre është edhe vaji i ullirit, për të cilin prodhuesit presin një tjetër rritje të çmimit gjatë muajve në vijim.

Ullishtet në disa vende të Europës janë prekur nga temperaturat rekord, thatësira dhe zjarret. Në Greqi, Itali dhe Portugali, shumë ullishte janë djegur, ndërsa edhe ato që u kanë shpëtuar flakëve janë dëmtuar nga hiri, cilësia e dobët e ajrit, dëmtuesit, sëmundjet dhe stuhitë, që kanë ndikuar edhe në madhësinë e frutit.

Shoqata franceze e prodhuesve të perimeve, Légumes de France, tha se janë humbur mijëra tonë prodhime me vlerë dhjetëra milionë euro. Sipas saj, mungesa e reshjeve ka goditur kultura si sallatat, karotat, preshi, hudhra dhe qepët, ndërsa për disa prej tyre prodhimi pritet të përgjysmohet.

Edhe prodhuesit e verës në rajonet franceze të Champagne, Bordeaux dhe Burgundy po përballen me pasoja. Në Champagne pritet një nga korrjet më të hershme të regjistruara, me vjeljen që mund të nisë rreth 15 gushtit, ndërsa prodhimi i rrushit parashikohet të jetë rreth 10% më i ulët se vitin e kaluar.

Në Spanjë, Ministria e Bujqësisë parashikon që prodhimi i drithërave për sezonin 2026-2027 të bjerë nga 24 milionë tonë në pak më shumë se 18.5 milionë tonë. Ky vlerësim është bërë përpara se zjarret të shkaktonin dëme të tjera.

Edhe Bashkimi Europian ka ulur parashikimet për prodhimin e disa kulturave. Sipas vlerësimeve të fundit, prodhimi i lulediellit pritet të jetë 7% më i ulët se parashikimi i mëparshëm, misri 6% më pak, ndërsa patatet dhe soja rreth 3% më pak.

Sipas organizatës bujqësore spanjolle ASAJA, zjarret kanë dëmtuar pemishtet, vreshtat, tokat bujqësore dhe serrat, duke prekur agrumet, avokadot, bajamet, perimet dhe ullishtat. Ndërkohë, temperaturat e larta dhe mungesa e ujit kanë ulur edhe prodhimin e domateve dhe misrit.

Çmimi i vajit të ullirit në tregjet botërore ishte zbutur pas rritjes së fortë të dy viteve më parë, por në muajt e fundit ka nisur të rritet sërish. Në Mbretërinë e Bashkuar, një shishe njëlitërshe me vaj ulliri ekstra të virgjër kushton mesatarisht mbi 7 paund.

Sarah Vachon, themeluese e grupit Citizens of Soil, tha se nëse kushtet e motit nuk përmirësohen shpejt, çmimet pritet të rriten në vjeshtë, pasi do të ketë më pak fruta të përshtatshme për prodhimin e vajit të ullirit.

cmimi vajit fermeret thatesira ullishtet zjarret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuba në errësirë totale pas urdhrit të Donald Trump, bie rrjeti energjitik në mbarë vendin

17:37 / August 3, 2026

Paraja cash arrin rekord historik

16:50 / August 3, 2026

Trump nderohet në mënyrë të veçantë/ Autostrada në Marok merr emrin e tij, reagon Presidenti amerikan: Shpresoj ta përshkoj këtë rrugë së shpejti

15:57 / August 3, 2026

“Jo!”/George i turpëruar nga prindërit, William zbulon reagimin e djalit 13-vjeçar…

15:42 / August 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.