Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

The Economist: 10 trende biznesi për vitin 2023

14:53 / January 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
The Economist
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me nisjen e vitit, ju sjellim një përmbledhje globale nga The Economist Intelligence Unit me “Dhjetë tendencat e biznesit për vitin 2023” dhe parashikimet për 15 industri.

Rezerva Federale Amerikane si dhe të tjera Banka Qendrore Perëndimore do të vijojnë të rrisin normat e interesit për të luftuar inflacionin. Ndërsa Kina do të vijojë me një politikë monetare fleksibël.
Kriza e inflacionit dëmton sektorin e shitjeve me pakicë si dhe blerësit. Pritet një ngadalësim i shitjeve online. Globalisht , shitja me pakicë përbën 14% të të gjithë blerjeve, me rritje të dukshme nga 2019 ku ishte rreth 10%, por këtë vit pritet të ngadalësohet.
Covid do vijojë të marrë jetë të tjera njerëzore, megjithatë vdekjet e shkaktuara nga Covid vijojnë të jenë më të ulëta se sa nga sëmundje kardiovaskulare apo të tjera. Kina pritet të shkojë në politikën me zero covid por kjo do të rrisë rastet e infektimeve.
Uria e Azisë për energji do të ndihmojë në një nxitje të kërkesës globale për karburant me 1.5%, duke arritur nivelet para-pandemike. OPEC pritet të zgjerojë, pa dëshirë, prodhimin, duke shtypur disi çmimet.
Risku i Recesionit dhe i rritjes të normave nuk do ndalojnë rritjen e shpenzimeve në teknologji me më shumë se 6%. Shitjet e pajisjeve teknologjike do zhgënjejnë këtë vit, por tregu i Inteligjencës Artificiale do rritet në 500 miliardë dollarë.
Teksa rreken në vështirësi për abonentë të rinj dhe në luftë me konkurrencën, firmat e trasmetimit do të vijojnë të investojnë në përmbajtje, rasti i Netflix me 12 miliardë dollarë.
Shitja globale e makinave të reja pritet të rritet me vetëm 1%, por shitja e mjeteve elektrike do të rritet me 25% teksa Kina planifikon lehtësime tatimore për të nxitur kërkesën.
Amerika, vendi global me shpenzimet më të mëdha në mbrojtje, do të shtojë këtë zë në rreth 800 miliardë dollar këtë vit, më shumë se trefishi I Kinës. Por buxhetet do të përshtaten me nivelin e inflacionit.
Pritet një rikuperim në prodhim. Kjo u jep pak lehtësim kompanive, të cilat më herët kanë qenë të penguara nga prodhimi i disa metaleve. Kjo mund të rrisë çmimet e metaleve, më tepër se mallrat e tjera.
Udhëtimet ajrore do kthehen me fitim, teksa fluturimet ndërkombëtare priten të rriten me 30%. Por globalisht, do jemi ende në nivelet para pandemike./Monitor

the economist
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.