Edhe gazeta e mirënjohur “The Guardian” ka publikuar të dhëna të rrjedhura nga hakerimi i e-maileve të ish-drejtorit të përgjithshëm të policisë, Gledis Nano, përkatësisht informacionin që lidhet me emigrantët shqiptarë drejt britanisë.
“The Guardian” shkruan se Gledis Nano ka patur një bisedë konfidenciale me ambasadorin britanik në Tiranë Alastair King-Smith, të cilit i thotë se “vërtet na nevojitet mbështetja juaj tani dhe në të ardhmen për të luftuar krimin e organizuar.
E-maili, sipas “The Guardian” zbulon përqëndrimin e forcave speciale të policisë në portin e Durrësit dhe të Porto Romanos për të luftuar trafikun e kokainës. Gjithashtu shprehet interesi i tij për të bashkëpunuar me autoritetet në Malin e Zi për luftën ndaj trafikut të kokainës.