Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“The Independent”: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

13:13 / May 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria është destinacioni i ri i pushimeve për shumë udhëtarë evropianë. Këtë e konfirmojnë jo vetëm mediat e huaja, por edhe ekspertët në fushën e turizmit.

Media britanike “The Independent” citon Sebastian Ebel,  i cili është shefi ekzekutiv i Tui që është kompania më e madhe e pushimeve në Evropë. Ai thotë se 10 vite më parë, kur iu bashkua bordit ekzekutiv e kishte propozuar mundësinë për të investuar në Shqipëri, por e kishte të pamundur për t’i bindur drejtuesit e kompanisë. Ai thotë se tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe se aktualisht Shqipëria ofron mundësi të mëdha.

“Unë jam një adhurues i Shqipërisë dhe mendoj se duhet dhe mund të bëjmë më shumë. Është në axhendën tonë. Mendoj se perspektiva është e madhe dhe nuk do të habitesha nëse fillojmë një program të rëndësishëm atje”, thotë ai për median britanike.

Aktualisht, i vetmi aktivitet i kësaj kompanie në Shqipëri është fluturimi dy herë në javë nga dega belge e kompanisë nga Brukseli në kryeqytet, Tiranë.

Në artikullin e “The Indipendent” theksohet se nga të gjitha vendet e Evropës Lindore, Shqipëria duroi periudhën më të gjatë të regjimit komunist dhe në atë kohë nuk u lejua asnjë vizitor.

Tashmë pas dekadave të gjata të tranzicionit politik duket se e ardhmja e turizmit është në rrugën e duhur, ndërsa vetë qeveria shqiptare synon turizmin elitar.

“The Independent” Sebastian Ebel
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë: Ngërçi politik po rezulton në mundësi të humbura!

11:22 / August 20, 2026

PDK bllokon hyrjen e Qeverisë së Kosovës, kërkon zhbllokimin e Kuvendit

08:34 / August 20, 2026

Putin e pranon: Sulmet me dronë nga Ukraina po dëmtojnë ekonominë e Rusisë

08:19 / August 20, 2026

Sulmet ruse tronditin Kievin gjatë natës, të paktën 5 të vrarë dhe 23 të plagosur

08:17 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.