Filmi i animuar “The Lion King”, theu një rekord shitjesh nga transmetimi në kinema ditën e premte, një shifër prej 79 milionë dollarë, e cila brenda javës pritet të shkojë mbi 200 milionë dollarë, sipas Forbes.
Pavarësisht se “The Lion King” do të thyejë rekordin e filmave të “Disney’ nuk mundet të arrijë atë të vendosur nga “Avengers”, prej të cilit u grumbulluan 375.1 milionë dollarë gjatë fundjavës së premierës në fillim të këtij viti.
Në fakt ky film i animuar pati kaq shumë sukses për shkak të vetë pjesëmarrjes së Beyonce, që ka rolin e Nala.

Pritet që së shpejti një tjetër film të sillet në një version të ri, ai i “Little Mermaid”, në të cilin mund të luajnë Harry Styles, Halle Bailey, Melissa McCarthy, Javier Bardem etj.