Mëngjesin e kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një artikull nga gazeta më e madhe amerikane, “The New York Times”, që sugjeron Vjosën ndër të parat në listën e vendeve për t’u vizituar me patjetër për vitin 2023.
Po ashtu kreu i qeverisë, thekson se me vendimin që do të merret këtë pranverë, me shpalljen si Parku i parë Kombëtar i një lumi të egër në Europë, 2023 do të jetë viti i Vjosës.
“MIRËMËNGJES dhe me mbretëreshën e lumenjve të Europës në gazetën më të madhe amerikane The New York Times, që sugjeron Vjosën ndër të parat në listën e vendeve për t’u vizituar me patjetër për vitin 2023, duke e cilësuar si bukuri e rrallë, ekosistem unik dhe me vendimin që do të marrim këtë pranverë e shpallim Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër në Europë, për ta bërë vitin 2023, vitin e Vjosës, ju uroj një ditë mbarë”,-shkruan Rama.
