Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“The Sun” zbulon pasurinë marramendëse të Dua Lipës! 

22:57 / January 6, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dua lipa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dua Lipa, këngëtarja me rrënjë shqiptare, ka arritur një tjetër moment të rëndësishëm si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale.

Pak ditë pasi u fejua me aktorin 34-vjeçar Callum Turner, pas një propozimi romantik gjatë periudhës së Krishtlindjeve, artistja tashmë ka hyrë në radhët e super të pasurve me një pasuri që tejkalon 100 milionë paundë!

Sipas The Sun, pasuria e saj ka njohur një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2024, duke shtuar 12.2 milionë paundë nga fitimet e saj. Performanca në festivalin Glastonbury albumi i ri dhe koncertet e planifikuara në Wembley, që u shitën menjëherë, kanë qenë shtysat kryesore të këtij suksesi financiar.

Kompania e saj diskografike, “Radical22”, ka regjistruar një fitim prej 10.4 milionë paundësh, ndërsa divizioni i saj për turne, “Radical22Live”, ka siguruar 1.8 milionë paundë të tjerë. Vitin e kaluar, lista e pasurisë e “Sunday Times” e vendosi Duan në 90 milionë paundë, ndërsa tani ajo ka arritur në 102.2 milionë paundë.

Përveç muzikës, Dua përfiton ndjeshëm nga bashkëpunimet me markat e njohura si Yves Saint Laurent, Versace dhe Evian, duke e forcuar pozicionin e saj si një prej yjeve më të fuqishme të industrisë.

Dua Lipa pasuria The Sun
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.