Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

The Sun zbulon shifrat: Ja sa të burgosur shqiptarë janë transferuar gjatë 3 viteve, nga burgjet në Angli në ato në Shqipëri

15:41 / August 23, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Angli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në tre vitet e fundit janë transferuar nga burgjet angleze në ato shqiptare, për të vijuar vuajtjen e dënimit, vetëm 13 të burgosur shqiptarë.

Gazeta “The Sun on Sunday”, i ka kushtuar një shkrim kësaj çështjeje, ku thotë se “marrëveshja me vlerë 8 milionë stërlina, mes qeverisë angleze dhe asaj shqiptare, synonte transferimin e 200 të burgosurve”.

Por, sipas kësaj gazete, burime nga Ministria e Drejtësisë në Tiranë i kanë treguar se “është mundësuar vetëm transferimi i 13 personave”.

Ky numër kaq i vogël ka ardhur si pasojë e vonesave nga gjykatat shqiptare, të cilat duhet të bëjnë njohjen e vendimit të dhënë nga gjykatat angleze për secilin prej të burgosurve me mbi katër vite burg, kur aplikon për transferim.

56.000 stërlina është kostoja e mbajtjes në burg të një të burgosuri në Angli.

Të burgosurit shqiptarë në Angli, gjatë shtatë viteve të fundit, shkruan The Sun, përbëjnë numrin më të lartë të të burgosurve prej nacionaliteteve të huaja.

Momentalisht, në burgjet angleze janë 940 shqiptarë, kryesisht të dënuar për përfshirjen në shitjen e kokainës apo ngritjen e fermave të kanabisit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reagon Arbër Hajdari dhe shigjeton Erion Veliajn: Nuk kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë larg qoftë Lali Eri!

22:43 / November 2, 2026

“Nuk ka akoma një marrëveshje”/ Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamingot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes

22:24 / November 2, 2026

“Bombat artizanale, rrezik për jetën e policëve”/ Faik Basha: Protesta u përdor si eksperiment për të krijuar destabilitet

21:19 / November 2, 2026

U godit nga rrufeja gjatë një turneu në Tajlandë, humb jetën golfistja 15-vjeçare

20:00 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.