Kryeministrja britanike, Theresa May, pas kryengritjes së kabinetit rreth planit të Brex-it pritet të japë dorëheqjen.
Sipas “The times”, kjo lëvizje pritet të bëhet pikërisht ditën e nesërme.
Kryeministrja të martën ka paraqitur një sërë zgjidhjesh kompromisi për Brex-it, ku mes tjerash jepen të gjitha mundësitë e referendumit të dytë dhe një qëndrim i mundshëm, i përkohshëm, brenda unionin doganor me Bashkimin Europian.
Ditën e djeshme është larguar nga kabineti qeveritar, ministrja e ngarkuar për marrëdhënie me parlamentin Andrea Leadsom, e cila ka deklaruar se jep dorëheqjen, sepse nuk kishte fare besim se qeveria do ta zbatojë Brexit-in. Plani për zbatimin e Brexit u vendos në qershor të 2016 përmes referendumit.