Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Themeluesi i Wikileaks Assange para gjykatës, ja vendimi që u mor për 47-vjeçarin

17:03 / May 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
assange
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Themeluesi i platformës Wikileaks u dënua në Londër për shkak të shkeljes së kushteve të garancisë së sigurisë me 50 javë burg. Ky nuk mendohet se do të jetë i vetmi vendim gjyqësor kundër Assange.

Vendimin e mori Southwark Crown Court në Londër. Julian Assange u arrestua në fillim të prillit, pasi pati gjetur strehim me vite të tëra në Ambasadën e Ekuadorit. Po në të njëjtën ditë, një gjykatë britanike e quajti atë fajtor, se me arratinë në ambasadë pati shkelur kushtet e garancisë.

Kur mbërriti në sallën e gjyqit në lagjen e Londrës Southwark, australiani 47 vjeçar tregoi grushtin e tij të mbledhur. Disa demonstrues mbanin pankarta me mbishkrimin “Lëreni të lirë Assange”.

Themeluesi i platformës së zbulimit Wikileaks u arratis në vitin 2012 në Ambasadën e Ekuadorit. Në këtë moment atë duhet ta ekstradonin në Suedi, ku duhej të dilte para gjyqit nën akuzën e përdhunimit dhe të dhunë seksuale. Assange kishte frikë se Suedia do ta ekstradonte në SHBA, ku e kërcënon një proces për shkak të dokumenteve amerikane për luftërat në Afganistan dhe Irak, të publikuara në Wikileaks.

Qeveria e SHBA ka paraqitur një kërkesë për ekstradim, kundër së cilës Assange do të paraqesë kundërshtime. Vendimi për kërkesën për ekstradim mund të kërkojë vite. DW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjike në Spanjë/ Dy trena përplasen me njëri-tjetrin, dyshohet për dhjetëra viktima

10:38 / October 28, 2026

Rruga drejt marrëveshjes? Trump: Takimi mes Putin dhe Zelenskyt do të mbahet shumë shpejt

09:22 / October 28, 2026

Netanyahu: Izraeli duhet të formojë një qeveri të fortë kombëtare të krahut të djathtë

09:18 / October 28, 2026

Zgjedhjet në Izrael/ Sondazhet: Partia e Netanyahut kryeson në përqindje, por blloku i opozitës i Eisenkot kryeson në mandate

22:01 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.