Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Thesar i çmuar, do jetojë emri i tij”, mesazhet e Metës dhe Bashës për ndarjen nga jeta të Fatos Baxhakut

19:30 / August 16, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1565972020 Baxhaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndarja nga jeta e gazetarit dhe publicistit, Fatos Baxhakut ka sjellë trishtim tek lexuesit shqiptarë. Përfaqësues nga politika kanë shprehur ngushëllimet e tyre, teksa kanë vlerësuar kontributin e tij në shtypin shqiptar të fillimviteve ’90.

Një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit, Fatos Baxhaku ka pasur edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Basha shkruan se shkrimet e Baxhakut do të shërbejnë si një thesar për gazetarinë shqiptare, e cila ka psur fatin që të ketë në shërbim për 30 vite një gazetar si ai.

“Mësova i tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit, publicistit dhe historianit Fatos Baxhaku. Një ikonë e gazetarisë së re të Shqipërisë, asaj që lindi si tribunë e fjalës së lirë, bashkë me demokracinë në vitin 1991, Fatos Baxhakut si shumë pionierëve të tjerë të fushës, iu desh të përshkonin të parët shtegun e pashkelur tëprofesionit dhe etikën e profesionit në të njëjtën kohë. Ai ishte për shumë vjet edhe gazetar, edhe profesor i gazetarisë, edhe polemist e replikues, edhe sindikalist i gazetarëve, edhe mbrojtësin e të drejtave të njeriut.

Fatos Baxhaku i përket asaj plejade gazetarësh që kontribuan më së shumti që të mos e linin gazetarinë të humbte thelbin e vet e të bëhej nga mbrojtëse e interesit publik, në zgjatim të interesave okulte. Në këtë fushë Baxhaku spikati në mësimdhënien e gazetarisë, por edhe si një shembull integriteti profesional dhe pavarësie. Pionier i reportazhit e dokumentarit televiziv, gazetaria shqiptare është me fat që pati për thuajse 30 vjet shërbimet e Fatos Baxhakut. Fatkeqësisht ato nuk do t’i ketë më, por do të shfrytëzojë si thesar trashëgiminë e tij. Në këto momente të vështira i gjendem pranë familjes, në humbjen e pangushëllueshme të njeriut të tyre më të dashur. U prehtë në paqe”, shkruan Basha.

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh ngushëllimi, për ndarjen nga jetë të gazetarit dhe publicistit, Fatos Baxhaku. Ai ka vlerësuar kontributin e Baxhakut në shtypin shqiptar, teksa e cilëson si një penë e mprehtë që ka lënë gjurmë me reportazhet e shkruar dhe dokumentarët televiziv.

“Dhembje e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit dhe publicistit të mirënjohur, Fatos Baxhaku!

Një nga pionierët e shtypit të pavarur të fillimviteve ’90, Baxhaku spikati si një penë e mprehtë dhe kritike e tranzicionit shqiptar, por veçanërisht edhe si një nga autorët më të njohur të reportazheve të shkruara e dokumentarëve televizivë. Fatosi u bë protagonist i rendit të parë në jetën publike të vendit për tridhjetë vjet me rradhë, duke e lidhur emrin e vet pazgjidhshmërisht me shtypin e lirë dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes, që për të ishin mision i shenjtë! Në këto momente dhembjeje të madhe, ju shpreh ngushëllimet e mia të ndjera dhe jam pranë familjes dhe gjithë të afërmve të Tij, të cilët humbën njeriun e tyre më të dashur, por edhe pranë komunitetit të gazetarëve që humbën shokun, mikun, kolegun e pazëvendësueshëm, modelin e profesionistit, i cili asnjëherë nuk bëri kompromis në dëm të përmbushjes së misionit, që iu dedikua me pasion dhe përkushtim shembullor.

Fatosi do të na mungojë të gjithëve, por do të jetojë gjithnjë emri, thjeshtësia dhe mirësia e tij! Lutem që shpirti i Tij të prehet në paqen e përjetshme”, shkruan Meta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle në det gjatë sezonit turistik, Policia Kufitare e Sarandës gjobit 20 mjete lundruese për shkelje të rregullave

14:52 / July 29, 2026

Qeveria ndryshon rregullat në rrugë: Rishikohen kufijtë e shpejtësisë, monitorim me kamera inteligjente në akset kombëtare

14:44 / July 29, 2026

Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, ish-presidenti: Hetimi ndaj meje është i qëllimshëm, kërkoj dëshmitarë për të zbardhur të vërtetën

14:26 / July 29, 2026

Rama intervistë për “Channel 4”: Projekti në Zvërnec do ta rigjenerojë zonën, protestat na shërbejnë për reflektim

13:45 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.