Dhoma e Avokatisë ka pezulluar nga detyra për tre muaj Nexhip Dautin, 1 nga 15 avokatët të cilët kanë thyer bojkotin dhe kanë marrë pjesë në seancat gjyqësore. Për 14 të tjerët po vijon shqyrtim.
Ndërkohë ditën e nesërme në orën 11:00 është paralajmëruar protesta e avokatëve para Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore.
Pak ditë më parë ishte Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokurori i Përgjithshëm dhanë pëlqimin e tyre për hartën e re gjyqësore ndërsa e argumentuan atë si më të përshtatshmen në situatën aktuale ku ndodhen gjykatat dhe prokuroritë. Pro hartës kanë dalë edhe gjyqtarët të cilët nëpërmjet shoqatës së tyre dhanë pëlqimin për miratimin e saj.