Threads pati një rritje të ndjeshme të numrit të përdoruesve, aq sa u duk sikur do të kalonte Twitter në vetëm pak muaj, por e gjitha mund të mos jetë aq e thjeshtë.
Sipas të dhënave të firmës analitike Similarweb, numri i përdoruesve aktivë në Threads ra nga 49 milionë në 23.6 milionë brenda javës.
Minutazhi ditor që përdoruesit shpenzojnë në platformë ka rënë gjithashtu nga 21 minuta më 7 Korrik në vetëm 6 minuta më 14 Korrik thotë Similarweb.
Threads pati një rritje të ndjeshme të numrit të përdoruesve pas 100 milionë regjistrimeve të arritura më 10 Korrik. Që atëherë numri ka shkuar në 114 milionë.
Një arsye e suksesit të Threads në ditët e para ishte lehtësia e krijimit të një llogarie për përdoruesit e Instagram. Shifrat do të kishin qenë edhe më të larta nëse do të ishte i disponueshëm në Bashkimin Evropian.
