Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Thirrja e 100 ish-zyrtarë republikanë të Sigurisë Kombëtare drejtuar Trumpit/ Prano humbjen

21:38 / November 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Donald Trump
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më shumë se 100 ish-zyrtarë republikanë të sigurisë kombëtare u kërkuan të hënën udhëheqësve të partisë të dënojnë refuzimin e Presidentit Trump për të pranuar humbjen në zgjedhje.

Ata e cilësuan këtë qëndrim si sulm të rrezikshëm dhe anti-demokratik ndaj institucioneve amerikane.

Një grup i përbërë me disa nga zyrtarët më të lartë të sigurisë kombëtare në administratat republikane të ish-presidentëve Ronald Reagan, George H.W. Bush, George W. Bush dhe Donald Trump, kritikuan dështimin e pjesës më të madhe të ligjvënësve republikanë për të njohur si fitues të zgjedhjeve demokratin Joe Biden.

Grupi, i njohur me emrin “Ish-Zyrtarë Republikanë të Sigurisë Kombëtare për Bidenin”, i formuar në gusht, i cili ka bërë fushatë kundër zotit Trump, u shpreh në një letër të hapur me kritika më të forta në adresë të udhëheqjes republikane në Kongres.

Pjesa më e madhe e republikanëve kanë qëndruar të heshtur, ndërkohë që Presidenti Trump nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve, duke ngritur pretendime të pambështetura në fakte për mashtrime të përhapura. Ekipi ligjor i presidentit ka ngritur një numër padish gjyqësore për të rrëzuar rezultatin e zgjedhjeve që ka nxjerrë fitues zotin Biden.

“Duke inkurajuar taktikat e vonesave të presidentit, ose duke qëndruar të heshtur, udhëheqësit republikanë vënë në rrezik demokracinë amerikane dhe sigurinë kombëtare të vendit,” thuhet në letër.

Pjesëtarët e grupit përfshijnë Gjeneralin në pension, Michael Hayden, i cili ka qenë drejtor i CIA-s; William Webster, i vetmi zyrtar që ka qenë në krye të CIA-s dhe FBI-së; si dhe John Negroponte, drejtori i parë i shërbimeve kombëtare të zbulimit.

Zoti Biden ka siguruar 306 vota elektorale, ndërsa Presidenti Trump ka marrrë 232 vota elektorale. Zoti Biden po ashtu kryeson në votën popullore me një diferencë prej më shumë se 6 milionë votash krahasuar me presidentin.

100 zyrtare humbjen republikane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.