Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Thirrja e Maks Haxhisë: Të paralizohet puna për tri ditë, të merren masa për sigurinë e gjyqtarëve!

21:59 / October 6, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maks haxhia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të hënë në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra pas përfundimit të një seance gjyqësore, ka ardhur një reagim i fortë nga kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia.

Në një intervistë në televizionin Klan News, Haxhia bëri thirrje për reflektim dhe analizë të thellë nga institucionet, duke kërkuar që të merren masa konkrete për sigurinë në gjykata.

Po ashtu, Haxhia bëri apel për një ndërprerje të përkohshme të aktivitetit në sistemin e drejtësisë, në mënyrë që të kryhen analiza serioze dhe të ndërmerren masa të qarta për sigurinë e magjistratëve dhe pjesëmarrësve në proceset gjyqësore.

“Të mos punohet më! Dy-tri ditë të mblidhen institucionet, të bëjnë analizat dhe të marrin masat!”, tha Haxhia.

Po ashtu ai shtoi se edhe vetë si kryetar i Dhomës së Avokatisë ka vepruar m,enjëherë: “Kam dhënë urdhër të identifikohen kush janë avokatët e përfshirë në proces, sepse një avokat i mirë nuk është thjesht përfaqësues i klientit, ai ruan edhe gjyqtarin, prokurorin, policinë, dhe e përgatit klientin për çdo rezultat të mundshëm. Nuk duhet t’i thuhet vetëm ‘fiton’, por edhe kur nuk fitohet.”, tha Haxhia.

“E kisha student, Kalaja ishte njeri human”

Mes të tjerash, Haxhia shprehu tronditjen e tij për humbjen e gjyqtarit Kalaja, të cilin e kujtoi si një profesionist të rrallë dhe njeri me vlera të larta njerëzore.

“Në dhjetëvjeçarin e parë të karrierës time kam qenë në jetën akademike dhe kam pasur fatin ta kem student zotin Kalaja. E kam njohur si jurist, më pas si gjyqtar. Ishte jo vetëm një profesionist i shkëlqyer, por mbi të gjitha një njeri human. Jo sepse kështu thuhet pas vdekjes, por sepse vërtet ishte i tillë,” u shpreh Haxhia.

Ai theksoi se gjyqtari Kalaja nuk kishte pasur asnjëherë konflikte, presione apo vendime të kontestuara, duke shtuar se vendimet e tij kishin qëndruar gjithmonë në fuqi.

Lidhur me reagimet publike që kërkojnë dënime të ashpra për autorin, Haxhia tha se nuk ka nevojë për thirrje të tilla, pasi ligji është i qartë.

“Dëgjoj majtas-djathtas që të dënohet ashpër. Nuk ka nevojë të dënohet ashpër, sepse ligji e ka të qartë: kush cënon jetën e një gjyqtari apo prokurori, dënohet me burgim të përjetshëm. Çështja nuk është te dënimi, por te reagimi i menjëhershëm i shtetit. Që sot, sepse nesër është vonë.”, tha Haxhia.

gjyqtaret Maks Haxhia Puna siguria Thirrja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.