Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Thirrja e papritur e Pacollit: Kosova në tryezën e Ballkanit të Hapur. Është koha

21:58 / June 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pacolli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Behgjet Pacolli i ka bërë thirrje Kosovës të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur.

Teksa kujtoi se edhe Mali i Zi u bë pjesë e Open Balkan në samitin e organizuar sot në Ohër ndërsa Bosnja ishte aty në cilësinë e vëzhguesit ai tha se dëshiron ta shohë dhe Kosovën në një klub me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, të mbështetur fuqishëm nga SHBA.

“Dua ta shoh edhe Kosovën në një klub me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, të mbështetur fuqishëm nga SHBA. Është koha e duhur (kemi 3 Kryeministra shqiptar), aty mund të mirren vendime vetëm në favor të Kosovës, mos u frikësoni!”, shkruan Pacolli në rrjetin e tij social Facebook.

Pacolli bën një analogji mes  historisë së Anglisë në Bashkimin Europian dhe qasjes së Kosovës ndaj Ballkanit të Hapur.

Ai thotë se ashtu siç Anglia ishte themeluese e Unionit Europian dhe  kur e vleresoi doli nga ky union edhe Kosova mund ta bëjë këtë nëse vëren që aty kërkohet te bëhet diçka që shkon në dëm të Kosovës.

“Kosova nuk guxon të hezitoj dhe të paragjykoi në rrugën e integrimit euroatlantik të mbështetur nga SHBA. Ajo duhet të jetë aty ku flitet për urat, për integrimet dhe për ardhmërinë evropiane” shkruan Pacolli.

Sipas tij izolimi i duhet më së paku Kosovës.

“Nuk ka nevojë të frikësohemi nga vendi ku flitet për sfidat!”, shkruan ai.

Kosova pacolli tryeze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.