Ndërsa na ndajnë tre javë nga zgjedhjet vendore të 14 majit, në Kavajë raportohet se persona të paidentifikuar kanë thyer derën e KZAZ.
Ngjarja ka ndodhur në shkollën 15 Marsi në lagjen nr. 3, aty ku edhe është vendosur kjo KZAZ.
Burimet nga “Panorama TV” bëjnë me dije se autorët janë futur brenda godinës dhe pasi janë pikasur nga kalimtaret janë larguar.