Çështja e Fredi Belerit po kthehet në një betejë të Greqisë. Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Greqi, Adonis Georgiadis dha sot një mesazh të ashpër për Shqipërinë.
Ai paralajmëroi vendin tonë me një gjuhë të ashpër nëse nuk bëhet betimi i Fredi Belerit si kryetar i Bashkisë së Himarës, Shqipëria do të ketë pasoja për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Ta harrojë paratë nga BE nëse pengon betimin e Beleri. Shqipëria do të harrojë paratë nga Europa nëse Fredi Beleri nuk betohet si kryebashkiaku i Himarës. Shqipëria do paguajë çmim shumë të lartë nëse vazhdon të shkelë të drejtat e grekëve”,-tha ministri i Punës në Greqi.
