Bashkia e Matit në bashkëpunim me PNUD dhe 14 institucione ka nisur bashkëpunimin ndërinstitucional për forcimin e Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje në këtë bashki.
Kreu i bashkisë së Matit, Agron Malaj, në cilësinë e kryetarit të Komitetit Drejtues të këtij mekanizmi shprehu angazhimin e tij për bërjen funksionale të një mekanizmi të referimit të rasteve të dhunës në familje që jo vetëm do t’u vijë në ndihmë viktimave të dhunës, por do të forcojë bashkëpunimin ndërinstitucional por dhe të parandalojë raste të mundshme të dhunës në marrdhëniet familjare. Ndërkohë, në vijimësi do të vazhdojnë një sërë nismash në ngritjen e kapaciteteve në mbështetje të MKR si dhe ndërgjegjësimin e komunitetit në lidhje me çështjet e dhunës më bazë gjinore dhe dhunës në familje.
Fuqizimi i MKR-së Mat në përgjigje të dhunës ndaj vajzave dhe grave mbeshtetet nga PNUD në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombevë të Bashkuara “T’i Japim fund Dhunës ndaj Grave në Shqipëri” financuar nga Qeveria e Suedisë.
