Ka degraduar në fyerje dhe sharje të ndërsjellta debati mes deputetit demokrat Gazment Bardhi dhe kryeministrit Edi Rama në sallën e parlamentit.
Shkak u bënë akuzat e Bardhit se PS ka angazhuar biznesmenë që të intimidojnë deputetët për të votuar kandidaturën e Ardian Dvoranit për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Menjëherë pas këtyre akuzave kryeminsitri reagoi duke i quajtur shpifje të ulta.
Pjesë nga debati:
Bardhi: Drejtuesit më të lartë të grupit tënd parlamentar jo vetëm kërkuan votë për Ardian Dvoranin, por kanë angazhuar oligarkë, Salillari, Zamir Mane shoku jot.
Rama: Ky person këtu është intimituar nga filani, jo më trego emra dhe shokët.
Bardhi: Oligarëkët dhe mafiozët e tu
Rama: Cilët janë oligarkët dhe mafiozët. Mor zotëri të çohet personi dhe të thotë mua më ka intimiduar filani, jo me shpifje, një çetë shpifsish.
Bardhi: I ke çuar ti.
Rama: I kam çuar unë se e ke bindje ti. Palaço.
Bardhi: Palaço je ti.
Rama: Ti je palo cirku. Të thuash ke intimiduar njerëz pa asnjë provë sille provën. Ti je një palaço cirku.
Bardhi: Ti je një legen, një mafioz.
Rama: Je një palaço që i ofron fytyrën një cikru mashtrimesh dhe fantazish, të kesh turp.
Bardhi: Ruaj qetësinë.
Rama: Çfarë qetësie të ruaj, nuk jam palaço si ti unë që të ruaj qetësinë kur thua të pavërteta. Ik more palaço.
