Ditët e fundit bota e showbiz-it shqiptar është përfshirë nga kaosi me debate në largësi mes emrave të njohur. Nga njëra anë Alketa Vejsiu me motrat Vjollca dhe Xhemi Shehun, dhe nga ana tjetër ajo mes Bes Kallakut dhe Ermal Mamaqit.
Në të dy rastet në debat janë përfshirë dhe aktorë të tjerë, e një mes tyre është Rezart Veleshnja. Në fakt Rezi është mjaft mik me Ermalin por disa komente të tyre në rrjetet sociale të bëjnë të dyshosh, ose thjesht aktorët duan të ushqejnë me lajme median rozë.
“Ti je ordiner. Nuk di pse të pëlqejnë njerëzit. A ka mundësi mos më shkruaj më?,”- shkruan Ermal Mamaqi në një ndër postimet e Veleshnjes në Instagram.
“Mos u merr me mua dhe më jep lekët që më ke borxh hahahaha,”- është replika e Veleshnjes, duke sqaruar se ato thjesht po shkëmbejnë batuta me njëri-tjetrin.

