Zllatan Ibrahimoviç ka kërkuar të japë një mesazh për qytetarët e Lombardisë në ditën e sotme nëpërmjet një video në Instagramin e tij.

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 në Itali ka bërë që sulmuesi të apelojë që qytetarët të respektojnë rregullat duke vendosur maskën dhe duke ruajtur maskën. Ibra shprehet se koronavirusi e sfidoi edhe atë, por ai fitoi sepse është Zllatan.

“Virusi më sfidoi, por unë fitova. Por, ti nuk je Zllatan, mos e sfido virusin. Përdor mendjen dhe respekto rregullat, distancim social dhe me maskat vënë gjithmonë. Do të fitojmë ne”, ishin fjalët e Ibrës në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here