Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“T’i thërresin mendjes se kanë përgjegjësi të mëdha”, sipërmarrja apel politikës: Zgjidhni ngërçin

13:29 / May 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luan bregasi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipërmarrja private i kërkon klasës politike të gjejë rrugët për të zgjidhur ngërçin politik.

Në një mbledhje të Forumit të Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatat e Sipërmarrjes private, kreu i Biznes Albania, Luan Bregasi tha se situata ka ndikim të drejtë për drejtë në ekonominë dhe bizneset e vendit.

“Mund të kishim reaguar edhe më shpejt. Situata sa vjen e po agravohet. Shqipëria ka patur kriza të ngjashme, ndonjëherë edhe jemi mbledhur me porosi. Është i pari rast që mblidhemi me vullnet të brendshëm, për të stabilizuar sado pak vendin.
Duhet t’i thërresin mendjes sepse kanë përgjegjësi të mëdha. Duhet urgjentisht të ulen. Ne nuk japim as receta, as rekomandime por në tagrin tonë si sipërmarrës e kemi morale të them, uluni thirrini mendjes dhe gjeni zgjidhjet më të mira. Ne nuk duam të shikojmë dhunë, përplasje, zjarre. Jo nuk duam ne, por nuk janë në interes të vendit. Nuk kemi shifra por mund të japim për kostot e mëdha që ka shkaktuar sidomos në turizëm. Shikojmë kancelime, ulje të turizmit.

Sivjet nuk ka asnjë lloj lajmi. As qeveria nuk po punon sepse mendojnë sa policë do vënë tek gardhi. Kjo situatë e thënë kështu, pa ngarkesë pavarësisht se jemi të ngarkuar por jo ngarkesa politike, palët duhet të ulen, të dialogojnë. Ne duam të bëjmë si në biznes. Në kuptimin e një kontrate, e një marrëveshje të gjerë për të mirën e vendit, e presim nga klasa politike shqiptare. Ne jemi në biznes, jo në politikë. Iu rekomandojmë palëve më shumë përgjegjësi për vendin, për ekonominë. Ne nuk ikim nga Shqipëria. Nëse një politikan dështon e ka zgjidhjen, kurse ne sipërmarrësit ku do vemi, kemi kontrata, kredi në banka. urojmë të jetojmë më shumë për të mirën e bankave. Jemi këtu për t’u bërë thirrje të dyja krahëve të politikës që të zgjidhin situatën.” u shpreh Bregasi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pa “Fol Shqip” nuk ka atdhe! / Mesazhi i Presidentit Begaj në prag të Ditës së Alfabetit

15:35 / November 21, 2026

Tirana europiane e qytetarëve/ Rama: Jo vetëm kryeqytet modern, por dhe të përballueshëm

15:22 / November 21, 2026

 “Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama kritikon Veliajn dhe avokatin e tij

15:16 / November 21, 2026

Ervin Demo: Tirana, shtëpia e të gjithë shqiptarëve

15:03 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.