Tirana International Airport informon se 10 fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të këqija të motit.
Sipas politikave përkatëse të kompanive ajrore, një pjesë e pasagjereve, fluturimet e të cilëve janë anuluar apo janë zhvendosur në aeroportet (Shkup, Athinë, Stamboll, Bari, Venecia) janë akomoduar përreth këtyre aeroporteve ndërkombëtare. Kompania ajrore Wizz Air ka siguruar gjithashtu transportin e pasagjerëve nga Aeroporti Ndërkombëtar I Shkupit drejt Tiranës.
Disa pasagjerë iu është ofruar mundësia për rimbursim ose janë sistemuar në fluturime për destinacionet përkatëse.
Gjashtë avionë të linjës ajrore Wizz Air janë ulur në aeroportin e Shkupit për shkak të mjegullës ndërsa një fluturim me destinacion Luton-Tiranë është anuluar për shkak të dëborës në Londër.
Moti i keq ka afektuar edhe fluturime të kompanive ajrore si Pegasus dhe Air Albania, Lufthansa.
