Milani luan këtë javë ndeshjen e fundit të kampionatit dhe i duhet minimalisht një barazim ndaj Sassuolos për të siguruar titullin kampion pas 11 vjetësh. Ndërkohë, të ekzaltuar pamasë për këtë sukses të skuadrës së tyre, tifozët kuqezi do të “pushtojn” Reggio Emilia të Sassoulos për sfidën e së dielës, në të cilën do të vendoset gjithçka.
Në valle është titulli kampion dhe askush nga tifozët e Milan nuk dëshiron të mungojnë. Të gjithë dëshirojnë të jenë të pranishëm në “Mapei Stadium”, interesimi për të parë live ka qenë jashtëzakonisht i lartë, aq sa të gjitha biletat u shitën pas vetëm 20 minutash që nga momenti kur dolën në treg.
Klubi i Sassuolo në këtë rast ka bërë një bingo të vërtetë, pasi çmimi i biletave niste nga 1 mijë euro. Të gjesh një biletë në këto kushte, ku 90 mijë tifozë pushtuan menjëherë faqen është një luks, për këtë arsye në Milano janë parashikuar disa fan zonë me ekrane të mëdhenj, për të ndjekur aty ndeshjen Sassuolo-Milan.

