Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Tifozët e Romës i kërkojnë ndihmë ambasadorit të Italisë në Shqipëri, për të gjetur bileta për finale e “Conference League”

23:06 / May 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fabrizio
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tifozët e Romës i kërkojnë ndihmë ambasadorit të Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, për të gjetur bileta për finale e “Conference League”, që skuadra e Mourinhos do ta luajë përballë Feyenoordit në “Air Albania”. Në një komunikim me mediat italiane për atmosferën në Tiranë dhe përgatitjet që po bëhen për këtë event të rëndësishëm të futbollit europian, Bucci shprehet:

“Mendoj se është shumë e vështirë për të gjetur bileta. UEFA e ka dorëzuar një pjesë të biletave te Roma, një pjesë te Feyenoordi dhe pjesa tjetër është shitur online me një sistem shumë kompleks. Këtu nuk ka bileta, fatkeqësisht stadiumi është i vogël, mendoj se është pothuajse e pamundur të i gjeni këtu”.

Ambasadori italian informon verdhekuqtë se ku do të mund të mblidhen në kryeqytetin shqiptar për të ndjekur finale.

“Stadiumi dhe në fakt edhe qyteti janë ndarë në dy zona për të pritur tifozët e Romës në jug, ndërsa në veri tifozët e Feyenoordit. Në jug të stadiumit është një park i bukur publik dhe tifozët e Romës do të mblidhen atje, me një zonë tifozësh dhe ekrane gjigante për të ndjekur ndeshjen, veçanërisht për ata që do të vijnë këtu pa biletë. Tifozët holandezë do të vendosen pranë sheshit kryesor të Tiranës. Tifozët do të mbërrijnë në stadium nga dy anët e kundërta të qytetit, me korridore të organizuara dhe të shoqëruara nga policia, për të shmangur kontaktin mes dy tifozërive. Do të ketë një zonë të tretë në Sheshin Skënderbej, ku do të shfaqen ekranet e mëdha dhe do të jetë një zonë neutrale. Këshilla që mund t’u jap tifozëve të Romës është të shkojnë në zonën e dedikuar për ngjyrat verdhekuqe.”

Ambasadori Italian tifozet romes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun, por humb jetën/ Vihet nën hetim kirurgu dhe dietologia

12:22 / February 7, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.