Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Tifozët e Skënderbeut goditën autobusin e Tiranës, Xinxifi sqaron situatën: Ishte vetëm një person me probleme mendore

22:39 / November 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tifoze
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana është ndalur në një barazim 1-1 në Korçë ditën e sotme. Atmosfera nuk ishte aq miqësore në tribuna. Nuk kanë munguar ofendimet në kor nga tifozët e Skënderbeut.

Madje pas përfundimit të ndeshjes autobusi i Tiranës është goditur me gur. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Ora Sport” Romeo Xinxifi ka sqaruar këtë episod. Gazetari ka shpjeguar se autori i këtij episodi është vënë në duart e policisë, ndërsa shton se njihet për përdorimin e alkolit dhe për problemet mendore.

“Ka qenë një ndeshje e bukur, nga ato që të gjithë kemi dëshirë të shikojmë. Në Korçë kanë qenë 1500-1700 sportdashës të pranishëm, ndërsa te Teuta-Laçi kanë qenë 150. Që këtu fillon ndryshimi. Pas Partizanit dhe Tiranës, tifozeria më e zjarrtë dhe në e madhe në numër është ajo në Korçë. Edhe pse ishte shumë ftohtë në Korçë, tifozeria nuk kishte munguar. Sa për incidentet, do të thoja që ishin sporadike. Ajo që të bën përshtypje është që një luftë e heshtur mes titozerive filloi që përpara ndeshjes.

E filluan “Fanatics”-at e Tiranës, e vazhduan këta të Skënderbeut. Unë e kam dënuar atë ofendim që bëhej në kor në stadium. Mos të harrojmë që në Korçë ka edhe femra. Te tribuna qendrore ka mbi 50-60 femranë çdo ndeshje. Kjo është ana negative për titozerinë korçare. Në një gabim janë të dyja palët fajtore. Kur kam dalë për intervistat pas ndeshjes, kam parë që autobusi i Tiranës është qëlluar me gurë. Nga informacioni që unë mora, autobusi është goditur nga momenti që ka lëvizur nga parkingu për në stadium. Ka qenë një person që shquhet për të meta mendore, por edhe si përdorues i pijeve alkolike. Shpesh herë është bërë problem dhe policia e ka shoqëruar përpara ndeshjeve edhe në sezonet e kaluara. Forcat e policisë e kanë shoqëruar për në komisariat. Por edhe tifozët e Tiranës hodhën flakadanë në fushë dhe i vunë zjarrin”, ka thënë Romeo Xinxifi.

skenderbeu tifozet tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Pensionistët italianë në Shqipëri të alarmuar: Tani Tirana dëshiron të na taksojë 15%

11:00 / February 1, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.