Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Tifozët italianë të dashuruar me energjinë e Emanuele Ndojit

17:28 / February 12, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
emanuele
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është momenti i Emanuele Ndojit dhe Brescia-s së tij në Serinë B italiane, aty ku gara për një vend në Serinë A është më e ndezur se kurrë dhe ku çdo javë ka përballje mes rivalësh direktë e surpriza të mëdha.

Nuk është më surprizë Ndoj, sepse mesfushori i kombëtares shqiptare është kthyer në element kyç te Brescia, që nuk humbet prej 10 ndeshjesh dhe tashmë ka marrë kreun e kampionatit, duke habitur të gjithë, sepse e nisi sezonin me synime më modeste.

Gazzetta dello Sport ka organizuar një sondazh ku tifozët e Serisë B kanë votuar për 5 lojtarët më të mirë të javës, nga një për çdo kategori: Karizmë, Zemër, Energji, Gjenialitet dhe Koha-Shtesë.

Në kategorinë Energji ka triumfuar Ndoj, me 22-vjeçarin që fundjavën e shkuar ishte perfekt, duke fituar penalltinë për golin e parë shënuar nga Donnarumma dhe duke shënuar më pas golin e fitores 2-1.

Nëse në Itali çmenden për 18-vjeçarin Tonali, i cili krahasohet me Pirlon dhe është që tani pjesë e kombëtares italiane, në Shqipëri duhet pak më shumë respekt për Ndoj, i cili këtë sezon ka qenë një ndër më të mirët te Brescia dhe nuk është më një fëmijë pa eksperiencë.

italiane ndoj tifoze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Pensionistët italianë në Shqipëri të alarmuar: Tani Tirana dëshiron të na taksojë 15%

11:00 / February 1, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.