Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Tirana apo bregdeti, ku po rriten me shpejt çmimet?

18:02 / November 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa të gjithë segmentët e tregut të apartamenteve kanë shënuar rritje të fortë gjatë këtij viti, çmimet në bregdet po kalojnë përtej çdo pritshmërie. Një sondazh i realizuar nga Banka e Shqipërisë me një kampion që përmbante 230 shoqëri ndërtimi dhe agjentësh të tregtimit të pasurive të paluajtshme zbardh se tregu vijon të tregojë një kërkesë shumë të lartë, e cila pritet të mbetet e tillë edhe për dy vitet e ardhëshme.

Vëllimet e shitjeve të raportuara kanë shënuar rritje në të gjitha zonat e vendit; rritja e vëllimeve të shitjes, e kombinuar me rritjen e çmimit në përgjithësi në të gjithë vendin, kanë ndikuar në rritjen e vlerës së indeksit të ccmimeve në përgjithësi.

Indeksi i Çmimit për Tiranën paraqet ecuri të ngjashme me indeksin e përgjithshëm. Indeksi për Tiranën u rrit me 28.5% ndaj periudhës paraardhëse dhe me 39.5% në terma vjetorë. Çmimet mesatare për pronat e shitura në qendër dhe periferi të kryeqytetit janë rritur ndjeshëm me përkatësisht +33% dhe +40% në krahasim me çmimet e periudhës paraardhëse, ndërkohë që çmimet për pronat e shitura jashtë qytetit ishin rreth 6% më pak se niveli mesatar i periudhës së kaluar. Për çmimet për pronat e shitura në qytetet bregdetare, agjentët raportuan çmime mesatare më të larta (me rreth 60%), ndërsa çmimet mesatare në “Zonat e Tjera” u rritën me 20%. Gjatë gjysmës së parë të vitit, numri i pronave të shitura në “Zonat e tjera” është rritur ndjeshëm në krahasim me gjashtëmujorin dhe periudhat e mëparshme.

Situatë që pritet të mbetet e njëjtë edhe në vijim. Agjentët kanë dhënë përgjigje optimiste për gjendjen e përgjithshme në tregun e pasurive të paluajtshme në të gjithë territorin e vendit për horizontin afatshkurtër (gjashtëmujori në vazhdim), dhe janë gjithashtu optimistë për afatin e gjatë (gjatë dy viteve të ardhshme). Balanca neto e përgjigjeve për pyetjen mbi të ardhmen afatmesme mbetet pozitive dhe ka vlerë më të lartë sesa mesatarja afatgjatë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkollë edhe gjatë verës: Pr.buxheti 2027 përfshin “Summer School”, bashkë me programin “Pas shkolle”

16:55 / November 14, 2026

QSUT vijon furnizimin me oksigjen të lëngshëm mjekësor

14:08 / November 14, 2026

75 apartamente të reja në Kombinat për familjet e prekura nga tërmeti

20:18 / November 13, 2026

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.